Të nderuar qytetarë,
Për shkak të erërave të forta të cilat mund të shkaktojnë dëmtim të objekteve, rrëzim të pemëve etj., luteni që t’i merrni masat e nevojshme për ta siguruar vetën dhe pasurinë tuaj:
* Shmangni udhëtimet dhe qëndroni në ambiente të mbyllura.
* Kujdesuni për fëmijët kur ta mbarojnë mësimin.
* Siguroni dritaret dhe dyert për ta parandaluar dëmtimin e objekteve nga erërat.
* Kujdes për mjetet e parkuara.
Në rast emergjence, kontaktoni shërbimet e urgjencës në numrat:
112 Qendra e thirrjes;
192 Policia;
193 Zjarrfikësit;
194 Urgjenca;
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj dhe qëndroni të sigurt!