Të dashur qytetarë/e,
Komuna e Prizrenit përmes grupit punues për hartimin e Projekt-Planit për Vlerësimin e rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për Komunën e Prizrenit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt-Planin e Vlerësimit të rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për Komunën e Prizrenit
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 03.12.2024 deri me datën: 18.12.2024, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 11.12.2024, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) me fillim në ora 11:00.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 18.12.2024 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: Ramize.Shala@rks-gov.net, Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .
Për më shumë detaje për dokumentin, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Uebfaqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:
http://77.83.123.134:100/dpn-prizren/konsultime-publike/planet-ne-konsultim-publik/
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/
Facebook: