Udhëheqës i Sektorit për Inspektime të Tregut e-mail:nikolle.domgjoni@rks-gov.net Zyre: +383(0) 38 200 44-787 __________________________________________________________________________________________________________
– Inspektori i tregut kontrollon lokalet afariste,mallin shërbimet,pajisjet librat afariste dhe dokumentacionin tjetër me te cilin bebe shikimin e afarizmit te ndërmarrjeve te ndryshme ne pajtim me ligjet dhe normat tjera ligjore, – Zhvillon procedure administrative konform ligjeve te aplikueshme ndaj palëve , – Është i obliguar qe ti merr ne konsiderate ankesat e qytetareve kur ka te beje me lëmin e tregtisë me qellim te mbrojtjes se konsumatorit, – Bene inspektime sipas nevojave edhe ne transport ashtu edhe ne pika mobile kur dyshohet për tregtim jovalid duke dëmtuar biznesin dhe ve ne loje konkurrencën jolojale, – Ne raste kur vihet ne shprehje keqpërdorimi apo kundërligjshmëria e ndonjë personi fizik apo juridik qe ka te beje me te drejtat e detyrimet ne lëmin e tregtisë, inspektori i tregut ndërmerr te gjitha veprimet ligjore për te parandaluar një gjë te tillë dhe me pas ne përputhje me ligjin vazhdon procedurën administrative. – kryen edhe pune te tjera qe janë te parapare me ligje te veçanta ne tregti,zejtari, hotelieri dhe shërbime, – Bene mbikëqyrjen e mallit me defekte teknike, – Përcjell zhigosjen e peshoreve, – Përcjell subjektet afariste te cilat sillen ne mënyrë monopoliste si dhe konkurrence jolojale ne tregti, – Bene konfiskimin e mallit kur e vërën se malli është pa dokumentacion përcjellës,pa fature ose paragon,pa nr. te regjistrimit te biznesit te blerësit dhe shitësit,mos regjistrim te faturës ne librat e tregtisë dhe kur subjekti afarist nuk ka leje pune.