Udhëheqë punën e gjithmbarshme të sektorit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave ;
Menaxhon me stafin e sektorit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e tij , ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
Shqyrton propozimet e rregulloreve dhe akteve të tjera që i propozohen kuvendit të komunës për miratim;
Harton rregulloret, urdhëresat administrative si dhe aktet tjera juridike që i lëshon kryetari i komunës;
Siguron ndihmë juridike, shërbime dhe këshilla ligjore për drejtorit, zyra dhe sektorët e komunës ;
Siguron që projekt rregulloret, e propozuara dhe të hartuara të jenë në përputhje me standardet e ligjet përkatëse dhe politikat komunale si dhe statutin e komunës ;
Siguron përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesit të komunës dhe institucioneve që financohen nga Komuna në procedurën civile, penale, përmbaruese dhe administrative, në gjykatat e vendit në të gjitha nivelet ;
Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara;