• Ofron ndihmë (udhëheqje) juridike, shërbime, këshillime dhe bën ekspertizë për drejtori, zyra dhe sektorë, institucionet e arsimit, të shëndetësisë dhe ndërmarrje komunale; • Shqyrton të gjitha projektrregulloret që propozuesit ia dërgojnë për miratim Këshillit të Drejtorëve, komiteteve kompetente dhe Kuvendit, duke garantuar pajtueshmëri me ligjet ekzistuese në fuqi dhe Statutin e Komunës; • Shqyrton propozimet e vendimeve dhe akteve të tjera që i propozohen Kuvendit për miratim; • Harton vendime dhe urdhëresat administrative që i lëshon Kryetari i Komunës; • Ruan dokumentacionin e Zyrës ligjore dhe bën shtypjen e të gjitha materialeve dhe akteve të tjera nga përgjegjësia e kësaj Zyreje; • Bashkëpunon me bashkëpunëtorët profesionalë dhe iu ndihmon atyre në shtypjen e materialeve. • Kryen edhe punë të tjera që i caktohen me ligj, Statutin e Komunës së Prizrenit dhe rregullore të tjera;