Sot në sallën e Komunës së Ranillugut me fillim nga ora 13:00 është mbajtur seanca e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ranillugut për vitin 2022.
Në seancën e rregullt morën pjesë të gjithë deputetët e Kuvendit të udhëhequr nga kryesuesi Ivan Krstiq, kryetarja e Komunës së Ranillugut Katarina Ristiq Iliq, drejtorët e departamenteve, përfaqësues të OSBE-së dhe përfaqësues të UNMIK-ut.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Shqyrtimi dhe miratimi i planit buxhetor vjetor të komunës së Ranillugut për vitin fiskal 2023 dhe parashikimet për vitin 2024 dhe 2025
3. Të ndryshme
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan njëzëri.