Në bazë të nenit 18, pikës 18.1, 18.2 të Statutit të Komunës së Ranillugut, seanca e tetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ranillugut do të mbahet më 31.10.2022. (e hënë) në ambientet e komunës me fillim nga ora 13:00.
Për seancën u propozua ky rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit të propozuar për shpalljen e pasurisë së paluajtshme me interes të përgjithshëm publik.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Financiar për periudhën janar-shtator 2022.
4. Të ndryshme