Dje në mëngjes, kryetarja e komunës së Ranillugut Katarina Ristiq Iliq dhe menaxhmenti i komunës së Ranillugut u takuan me përfaqësuesit e Ujësjellësit Rajonal HIDROMORAVA.

Qëllimi i takimit ishte njohja me drejtorin e sapozgjedhur të kompanisë rajonale, z.Imer Salihu, drejtor teknik dhe drejtor financiar.

Në takim u diskutua për problemet e furnizimit me ujë si dhe për planet për bashkëpunim të mëtejshëm, investime dhe probleme që kërkojnë zgjidhje urgjente.

Siç është bërë e ditur nga zyra e komunës, nga sot ekipet e kompanisë rajonale do të dalin në terren për të bërë analizat paraprake dhe të nevojshme për të eliminuar problemin e furnizimit me ujë.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.