Sot në sallën e Komunës së Ranillugut me fillim nga ora 12:00 është mbajtur seanca e dhjetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ranillugut për vitin 2022.
Në seancën e rregullt morën pjesë të gjithë deputetët e Kuvendit, të udhëhequr nga kryesuesi Ivan Krstiq, si dhe drejtorët e departamenteve.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për ndryshimin e rregullores për tarifat, detyrimet, taksat dhe gjobat komunale për shërbimet kadastrale.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e listës së përgjithshme të pronës së paluajtshme komunale të planifikuar për shfrytëzim në vitin 2023.
4. Raport për punën e shërbimit të personelit për vitin 2022
5. Të ndryshme
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan njëzëri, përveç pikës së tretë, e cila u miratua me shumicë votash.