Sot në sallën e Komunës së Ranillugut me fillim nga ora 13:00 është mbajtur seanca e nëntë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ranillugut për vitin 2022.
Në seancën e rregullt morën pjesë të gjithë delegatët e Kuvendit, të udhëhequr nga kryesuesi Ivan Krstiq, si dhe drejtorët e departamenteve.
Kryesuesi i K.K të Ranillugut Ivan Krstiq në fillim të seancës i njoftoi të gjithë të pranishmit se pika e dytë e rendit të ditës është tërhequr nga kjo seancë për shkak të problemeve teknike.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve për normat e tatimit mbi pasurinë e paluajtshme
3. Të ndryshme
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan njëzëri.