Kryetari I komunës Vladica Aritonoviç priti sot dy mjeket e reja në kabinetin e tij të cilat janë punësuar kohët e fundit në ambulancën e Ranillugut.
Me këtë rast, Aritonoviç përgëzoi për postet e punës mjekeve dhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke i uruar atyre arritjen dhe përparimin në profesionet e tyre. Gjithashtu, gjatë takimit u organizuan takime dhe bashkëpunim të mëtejshëm për ekzaminimin dhe eliminimin e vështirësive të mundshme me të cilat përballen klinikat dhe punonjësit.
„ Ne duhet të punojmë për t’u dhënë qytetarëve një kujdes shëndetësor më të mirë dhe më të përshtatshëm dhe mendoj se kemi nisur në një rrugë të mirë. Tani për tani, na është dhënë mundësia që të zgjerohet numri i mjekëve të punësuar, të cilin e kemi përdorur, por do të përpiqemi të marrim më shumë vende pune që janë të nevojshme për ne në këtë dhe në sfera të tjera “, tha Aritonoviç.