Shtime, 10 korrik 2018 – Sot në sallën e vjetër të Kuvendit të Komunës u mbajt mbledhja e -V- e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të cilën e udhëhoqi kryesuesja e Kuvendit të Komunës znjsh. Medina Brahaj, ndërsa i pranishëm në mbledhje ishte edhe nënkryetari i Komunës së Shtimes, z. Rrahman Jakupi, përfaqësues nga KFOR-i, OSBE,dhe OJQ – të Polis dhe Vizionida.
KPF me vota unanime i ka rekomanduar Kuvendit të Komunës që të dërgojnë në diskutim publik në afat prej 30 ditëve Draft – Planin për transparencë të komunës së Shtimes për vitin 2019 i hartuar nga Zyra për Informim e Komunës së Shtimes.
Komiteti poashtu ka shqyrtuar dhe Planin e Punës së Kuvendit për vitin 2018 dhe me shumicën e votave vendosi t’i rekomandoj Kuvendit, që të aprovoi vendimin për ta nxjerrë në diskutim publik, Draft – Planin e Punës së Kuvendit për katër mujorin e mbetur të vitit 2018, për afatin prej 30 ditësh.
Në pikën e tretë Komiteti i ka rekomanduar Kuvendit që të bëjë shpallje me interes të përgjithshëm, 4855m2, pjesë të Ngastrës Kadastrale P-1401-1, ZK-Shtime, ndërsa pika e cila zgjoi interes dhe u debatua ishte Propozim-Vendim për shpalljen e Zonës Ekonomike në fshatin Gllavicë në sipërfaqe prej 37 hektarë, Propozim- Vendim, i cili do t’i hapte rrugën për të zhvilluar procedura për të marr lejen nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të shpallur këtë hapësirë Zonë Ekonomike dhe KPF me shumicën e votave vendosi t’i rekomandoj Kuvendit, aprovimin e Vendimit për shpalljen e Zonës Ekonomike në fshatin Gllavicë, me propozimin që në mbledhjen e Kuvendit më 12.07.2018 të sjellen sqarime shtesë, si dhe të bëhet shqyrtimi i lokacioneve tjera për të shpallur zona me interes.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.