Shtime, 15 janar 2024 – Me rastin e 25 Vjetorit të Masakrës së Reçakut nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Guri i Shtrenjtë”, dje është organizuar ecja tradicionale përkujtimore në shtegun: Shtime – Belinc – Rancë – Reçak. Në këtë aktivitet për “Ditët e Reçakut” kanë marrë pjesë edhe disa shoqata bjeshkatare nga vende të ndryshme.
Me këtë rast, pjesëmarrësit e këtij shtegu, në Kompleksin Memorial në Reçak kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule në nderim të 42 civilëve të ekzektuar më 15 janar 1999 nga forcat policore dhe ushtarake serbe.




