Shtime, 8 mars 2024 – Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, në bashkëpunim me drejtorinë e Administratës së Përgjithëshme për gratë që janë të punësuara në Administratën Komunale të Shtimes, organizoi një pritje në hollin e Kuvendit dhe u ka dhuruar nga një lule.
Kryetari Aliu, me këtë rast i uroi për festën dhe i falënderoi për punën e tyre të palodhshme, të cilat kanë një ndikim shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe funksionalitetin e Komunës sonë.
“Megjithatë, perveç urimeve dhe gëzimeve, ajo që na mundoi të gjithëve është fati i shëndetit të punëtores Fahrije Rexhepi, për të cilën lutemi e shpresojmë që të kthehet sa më parë në mesin tonë” tha Aliu.
Lule në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari Aliu, u dhuroi edhe grave të institucioneve tjera në Shtime, si në: Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami”, Qendrën për Punë Sociale, në Institucionin Parashkollor “Albiona Asllani”, në shkollën “Bajram Curri” në fshatin Petrovë, të cilat i përgëzoi për sukseset e arritura dhe u dëshiroi shëndet të mirë dhe suksese.
Nga ana tjetër edhe Drejtoria Komunale e Arsimit për të gjitha punonjëset e institucioneve edukativo-arsimore të komunës së Shtimes ka dhuruar lule.




