Me rastin e ndarjes nga jeta të arsimtarit e veteranit të UÇK-së, Naser Hasanit, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Hasani, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, arsimtarit, veteranit të UÇK-së dhe të arsimit Naser Hasani.
Arsimtari Naser dha një kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të reja si mësimdhënës i Teknologjisë informative në shkollën fillore ‘Hasan Prishtina’ në Godanc dhe në institutucione tjera arsimore të komunës sonë.
Përkushtimi në punë në secilën detyrë që i është besuar, madje edhe në kohë të vështira për shkollën dhe arsimin shqip në përgjithësi, si dhe dashuria për profesionin, bënë që arsimtari Naser të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra, të miqve, kolegëve për shumë vite.
Ai na dha lamtumirën, por kujtimet e vepra e tij, do të mbeten gjatë në kujtesën e gjeneratave që dolën nga duart e përkushtimi i tij i veçantë për arsimin shtimjan.
Qoftë i parajsës shpirti i tij fisnik, ngushëllime të sinqerta familjes Hasani, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.