Shtime, 31 tetor 2024- 102 Mamografi janë kryer gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit nga Qenda Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Vezir Bajrami”, në Shtime, kur ishte e përqendruar edhe fushata ndërgjegjësuese për luftën kundër kancerit të gjirit.
Gjatë gjithë muajit tetor, Mamografia në QKMF “Dr.Vezir Bajrami”, në Shtime është bërë falas.