Shtime, 22 shkurt 2024 – Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes, sot priti në vizitë autorin e librit “E bardha që vret”, Shkelzen Marevcin së bashku me humanistin nga Ferizaj, Agon Zhinipotokun.
Me këtë rast, autori Marevci, dhuroi 150 ekzemplarë për shkollat e Komunës së Shtimes, për të cilat kryetari Aliu e falënderoi shumë, pasi që ky libër nëpërmjet personazheve të shumta, jep shpjegime të mjaftueshme se si një i ri fillon të bëhet përdorues droge, tregon gjithashtu për vuajtjet e narkomanëve dhe të familjarëve të tyre, si u kthehet jeta në ferr dhe si vdesin nga mbidoza apo vetëvrasja.
Autori, Shlelzen Marevci, së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Yllka Fejzullahu, 30 nga librat i’a dhuruan nxënësve të Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Prefesional në Shtime, ndërsa ekzemplarët tjerë do të shpërndahen nëpër shkolla tjera të kësaj komune.




