Shtime, 7 mars 2024- Shoqata Humanitare Bëmirëse “Bereqeti”, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Shtime, sot te Xhamia e Re në Shtime, ka bërë shpërndarjen e 150 pakove ushqimore për familjet skamnore të kësaj komune.
Në shpërndarjen e pakove ushqimore nga Shoqata Humanitare Bëmirëse “Bereqeti”, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Shtimes, Faruk Beqa, i cili ka falenderuar përfaqësuesit e kësaj shoqate.
Shpërndarja e pakove, u bë në prag të muajit të Ramazanit.




