Shtime, 4 mars 2024 – Platoja e Xhamisë së re në Shtime me sipërfaqe prej 961m² është asfaltuar këtë fundjavë.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe kryetari i Bashkësisë Islame në Shtime, Skender Baftiu, ndoqën nga afër këto punime.
“Kjo ka qenë kërkesë e KBI-së dhe nevojë për xhematlinjtë për afro 10 vjet dhe jemi të lumtur për realizimin e këtij projekti që do t’ua lehtësojë qytetarëve tanë ardhjen dhe vajtjen nga Xhamia”, tha Aliu, duke bërë të ditur se këto punime u realizuan edhe në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. “I urojmë besimtarët që tani nuk do ta kenë barrën e pluhurit apo baltës që është krijuar në këtë hapësirë. Urime të gjithë xhematlinjve dhe frekuestuesve të zonës”, tha Aliu.
Ndërsa, imami Skender Baftiu, falenderoi komunën për realizimin e këtij projekti.
Vlera e asfaltimit të platosë së xhamisë në sipërfaqe 961 m², është 17.265 euro.




