Shtime, 26 shkurt 2024 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, priti sot në zyren e tij, autoren e librit “Eja Dea”, Merita Isufin.
Kryetari Aliu, me këtë rast e falënderoj autoren Isufi, e cila dhuroi edhe disa ekzemplarë për nxënësit e shkollave të komunës sonë.
Libri për fëmijë “Eja Dea” (Come on Dea) është libër i shkruar në dy gjuhë në shqip dhe anglisht nga autorja Merita Isufi, libër i cili tanimë është në duart e fëmijëve dhe prindërve.

