Shtime, 25 mars 2024- Ka filluar trajnimi i regjistruesve në kuadër të projektit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.
Valon Januzi, drejtor i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Shtimes, në emër të komisionit komunal për regjistrim, vizitoi nga afër qendrën e trajnimit në Komunën e Shtimes.
Januzi, bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e regjistrimit, duke shtuar se pas përfundimit të trajnimit do të filloj edhe realizimi i këtij projekti të rëndësishëm.
Bëhet e ditur se nga Komuna e Shtimes do të ndjekin trajnimin në fjalë 47 regjistrues, trajnimi për të cilët po mbahet në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime dhe do të zhvillohet nga data 25 deri 29 Mars 2024.
Regjistrimi i popullsisë do të realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024. Regjistrimi ky që do të realizohet përmes tabletëve ku regjistruesit do të vizitojnë ekonomitë familjare. Pra, ata do të trokasin në çdo derë dhe do të kërkojnë nga anëtarët e ekonomive familjare që të përgjigjen në pyetje të zakonshme.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.