Shtime, 23 shkurt 2024 – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), mbajti mbledhjen e parë për këtë vit, ku të pranishmit nga nënkryetari Faruk Beqa, fillimisht u njoftuan me rendin e ditës.
Ndërsa sa i takon gjendjes së sigurisë në Komunën e Shtimes, ajo në përgjithësi u cilësua stabile. Komandanti i Stacionit Policor, Haxhi Behluli, kërkoj që sa më parë të bëhet planifikimi për vendosjen e kamerave në qytet, që në këtë mënyrë të jetë më i lehtë identifikimi i parregullësive të ndryshme.
Nënkryetari Beqa, nga të pranishmit kërkoi që problemet gjithmonë të adresohen te akterët kompetent dhe së bashku në këtë mënyrë t’a kemi më të lehtë zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve të ndryshme të komunës së Shtimes.

