Shtime, 2 shtator 2022 – Në ambientet e sallës së Kuvendit Komunal, dje është mbajtur ceremonina e nënshkrimit të kontratave të studentëve të cilët janë përfitues të bursave komunale. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, drejtori i Arsimit, Lulzim Sahiti si dhe pjesëtarë nga kabineti qeverisës.
Kryetari në fjalën e tij para studentëve bursistë, ndër të tjerash theksoi: ‘’Po ndihem jashtëzakonisht mire që gjendem në mesin e të rinjëve shtimjan, e sidomos para jush si studentë të aftë e të angazhuar që keni arritur të përfitoni bursë komunale. Ne si qeverisje komunale, nga 24 bursa të ndara sa ishin, e kemi shtuar numrin e studentëve bursistë në 50, por këtë shifër planifikojmë ta rrisim përseri vitin e ardhshëm, sepse statusi i studentit të angazhuar meriton të çmohet e vlerësohet. Unë ju inkurajoj që mos t’i ndaheni mësimnxënies dhe të kultivoni shprehinë e leximit të librave, sepse vetëm përmes leximit të vazhdueshëm e shtroni rrugën tuaj drejt dijes e intelektualizmit të denjë.’’
Tutje, kryetari Aliu ftoi studentët se nëse shprehin interesim, mund ta kryejnë praktikën në institucionet komunale sipas fushës së studimeve. Në fund, kryetari Aliu i uroi studentët duke u dëshiruar suksese në degën e studimeve që vijojnë dhe përgjatë gjithë rrugës së tyre akademike.
Ndërsa, drejtori Sahiti theksoi se ndihet i nderuar të merr pjesë në këtë ceremoni dhe i kënaqur që ka ndodhur rritja e numrit të bursave për studentë, ku njoftoi se nga 50 studentë përfitues, 36 janë vajza dhe 14 djemë. Tutje, potencoi se do të punohet me gjitha kapacitetet për ngritjen e cilësisë në arsim në komunën e Shtimes, në mënyrë që të jenë të përgaditur pavarësisht degës së studimeve që zgjedhin.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.