Sot, Kryetari i Komunës së Shtimes, zhvilloi takim të rregullt me Drejtorin e Policisë së Rajonit të Ferizajt, Nënkolonelin z. Faton Pllana.
Të dy diskutuan për gjendjen e sigurisë dhe çështje të përbashkëta që ndërlidhen me Komunën e Shtimes, me ç’rast Policia e Kosovës ka ndihmuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve të ndryshme që janë zhvilluar së fundmi nën patronatin e Komunës.
Po ashtu, në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin dypalësh për ligjëratat në shkolla të Komunës sonë ku Policia po luan dhe ndihmon në rolin e vetëdijësimit të nxënësve për efektin e dukurive negative.
Në fund, Kryetari Aliu dhe Drejtori Pllana u dakorduan që të vazhdojnë takimet e rregullta për të bashkërenduar aktivitetet e përbashkëta në funksion të ruajtjes së rendit dhe qetësisë në Komunën e Shtimes.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.