Shtime, 26 shkurt 2024 – Të premten, Komiteti për Komunitete ka zhvilluar mbledhjen e dytë me radhë për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesi i komitetit Bajram Ilazi.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstrakt Procesverbalit nga mbledhja e KPK-së më 29. 1. 2024,
2. Draft-Rregullore për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2024, (pas diskutimit publik),
3. Porpozim-Vendim për bartjen e të hyrave nga viti 2023 në vitin 2024,
4. Propozim-Vendim për formimin e Komisioneve për ndarjen e çmimeve “Nderi i Qytetit” dhe “Qytetar Nderi”,
5. Draft-Plani i Veprimit kundër braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës 2024-2026,
6. Informatë nga DKA për përfundimin e gjysmë-vjetorit të parë shkollor 2023/2024,
7. Informatë nga DPUKGJ lidhur me legalizimin pa leje ndërtimi,
8. Të ndryshme.
Në këtë mbledhje gjithashtu u diskutuan edhe çështje tjera, që kanë të bëjnë me kerkesat që janë në interes të qytetarëve.


