MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT E KOMITETIT PËR KOMUNITETE
Shtime, 29 gusht 2023 – Nën udhëheqjen e Bajram Ilazit, të martën është mbajtur mbledhja e tetë e Komitetit për Komunitete. Me këtë rast, janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstrat-Procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më: 25. 4. 2023, 23. 6. 2023 dhe 4. 7. 2023;
2. Raporti për buxhetor për gjashtëmujorin e parë Janar-Qershor 2023;
3. Propozim-Vendim për faljen e 100 € nga tatami në pronë, bazuar në Ligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit Nr.08/L-224 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme;
4. Prezantimi i Planit Buxhetor 2024-2026;
5. Propozim-Vendim rialokimin e mjeteve;
6. Të ndryshme.


