Shtime, 21 mars 2024- Climate Fresk, që zhvillohet nga Shoqata e Ndërgjegjësimit për Klimën (Climate Awareness Association – CAA) dhe organizohet e mbështetet nga Helvetas Swiss Intercooperation- projekti DEMOS, organizuan një punëtori me zyrtarët komunal të Komunës së Shtimes.
Organizatorët thanë se punëtoritë e tilla, do të kontribuojë në suksesin e përgjithshëm të angazhimit të përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm dhe për një të ardhme më të gjelbër në komunë.
Qëllimi i saj ishte synimi për zgjerimin e njohurive dhe ngritjës së kapaciteteve të pjësëmarrësve për të kuptuar më mirë çështjet mjedisore, si dhe të integrojë konceptet e gjelbra, të qëndrueshme dhe ato miqësore ndaj mjedisit gjatë planifikimit dhe zbatimit të projekteve kapitale.
Punëtoria ishte pjesë e skemës për ndarjen e granteve të performancës në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, Komunës së Shtimes dhe Helvetas Swiss Intercooperation-projekti DEMOS.
Komuna e Shtimes këtë vit ishte përfituese e grantit të Performancës nga MAPL dhe organizata DEMOS-i zviceran në vlerë 396,950.13 euro.


