Shtime, 11 mars 2024- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Epopesë së UÇK”-së, në Shtime u mbajt turniri tradicional i shahut.
Fitues të këtij turniri u shpallën:
Elitë: Hajdar Krasniqi, Benjamin Emini, Ilaz Qorrolli.
Shkollarët: Erblin Ramusa, Albion Syla, Arxhend Ramusa
Shahisti veteran: Hesat Qorrolli,
Shahisti më i ri në moshë: Diell Hoxha
Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Albana Fazliu, falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje ndërsa fituesve të këtij turniri u uroi fitoren.




