Shtime, 6 mars 2024 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu së bashku me krerët institucionalë, Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, Kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe bashkëpuntorë, sot bënë homazhe në Prekaz, ku pikërisht më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, u ngritën themelet e shtetit tonë.
Në kuadër të shënimit të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, kryetari Aliu, së bashku me nënkryetarin Faruk Beqa, kryesuesin e Kuvendit, Adnan Ademi, kabinetin qeverisës, përfaqësues të Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, komandantin dhe zyrtarë policor, zyrtarë komunalë e qytetarë, kanë bërë homazhe te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, te varrezat e Dëshmorëve në Shtime, Reçak dhe Mollopolc.
Për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, Komuna e Shtimes, ka organizuar edhe disa aktivitete të tjera.




