Shtime, 21 mars 2024- Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, e përfaqësuar nga Zenel Bunjaku dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimin, e cila për qëllim ka ruajtjen e vazhdimësisë së projekteve bujqësore të realizuara nga IADK-ja, në Komunën e Shtimes.
Marrëveshja e nënshkruar, gjatë vitit 2024, synon të ndezë një ndryshim pozitiv nëpërmjet projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”.
“Qëllimi kryesor është të ofrohet mbështetje dhe të zgjerohet kapaciteti i komuniteteve rurale, veçanërisht në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social”, tha Gojart Bajrami, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Shtimes.
Projekti është i përqendruar në ngritjen e aftësive të banorëve lokalë, duke u ofruar atyre trajnime dhe burime që do t’i ndihmojnë të përballen me sfidat e tregut dhe të rrisin cilësinë e jetesës së tyre.
Përmes kësaj marrëveshjeje, pritet që rreth 10 të rinjë, gra dhe burra, të përfitojnë nga mundësitë e reja të punësimit dhe të ndërmarrësisë, duke kontribuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.