Nisi ndërtimi i urës së re në Petrovë
Shtime, 22 dhjetor 2023 – Filloi ndërtimi i urës në fshatin Petrovë të komunës së Shtimes, urë kjo që do të u’a lehtësojë shumë lëvizjen banorëve të këtij fshati, por edhe nxënësit do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në shkollë dhe anasjelltas.
Qemajl Aliu, kryetar i komunës së Shtimes, inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e urës në fshatin Petrovë.
“Kjo urë me gjatësi 12 metra e gjerësi 6 metra e lidh rrugën nga vendi i njohur si ‘Çeshmja’ e deri te shkolla e fshatit Petrovë, ‘Bajram Curri’. Po ashtu, në fillimit të vitit të ardhshëm do të asfaltohet edhe rruga ‘Mehdi Korani’ me gjatësi 1.5 kilometra që i lidhë të gjitha lagjet e fshatit Petrovë, konkretisht nga lagjja ‘Azem Hajdari’ e deri te shkolla. Punë e pandalshme, për banorët tanë, për infrastrukturën e tyre”, tha kryetari Aliu.
Vlera totale e këtij projekti u bë e ditur të jetë 57 mijë e 806 euro.
+2
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.