Shtime, 26 qershor 2023 – Në ditën e themelimit të Shtabit të UÇK-së në Rancë, kryetari i Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu së bashku me Ministrin Armend Mehaj, familjarë të dëshmorëve, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga Lufta – OVL e UÇK-së, veteranë dhe invalidë të luftës e ushtarakë të FSK-së e përuruan asfaltimin e rrugës dhe vendosën gurthemelin e Shtabit të UÇK-së, pikërisht në Rancë.
Për shënimin e kësaj dite të rëndëshishme u organizua edhe manifestim për rëndësinë e Shtabit të UÇK-së në Rancë ku u theksua vlera superlative që kishte ky cak ushtarak i luftëtarëve të ushtrisë çlirimtare.
Kryetari Aliu ka uruar të gjithë banorët e Rancës dhe bashkëqytetarët e Shtimes për vënien e gurthemelit të Pikës së Shtabit të UÇK-së.




