Shtime, 20 mars 2024 – Anketa e Kënaqshmërisë së Qytetarëve 2023, e përgatitur nga UBO Consulting për projektin DEMOS, zbatuar nga Helvetas Swiss Intercooperation, që për qëllim kishte pikëpamjen e qytetarëve të Kosovës për qeverisjen lokale dhe shërbimet e ofruara, Komuna e Shtimes, sipas kësaj ankete ka rritje në shumë fusha duke përfshirë cilësinë e shërbimeve, administratën lokale, Kuvendin e Komunës dhe punën e kryetarit të komunës.
Duke krahasuar rezultatet e të dy anketave, atë të vitit 2021 dhe të vitit 2023, Komuna e Shtimes ka fusha të përmirësuar ku nivelet e kënaqshmërisë janë rritur dukshëm.
Sipas kësaj ankete, 95% të qytetarëve janë shprehur të kënaqur me përcaktimin e prioriteteve në kuadër të buxhetit komunal. Ndërsa, 69.2% e qytetarëve të anketuar, janë shprehur shumë të kënaqur me buxhetimin komunal.
Në pyetjen se, a mendoni se komuna juaj është në drejtimin e duhur për të qenë një vend më i mirë pas 5 vitesh, 84.8%, janë shprehur pozitivisht.
95% e qytetarëve shtimjanë, në këtë anketë, shfaqin nivele më të larta të kënaqshmërisë me administratën lokale. Ndërsa sa i përket shërbimeve komunale, banorët e Shtimes tregojnë nivele të larta të kënaqshmërisë në 97%
Në pyetjen se a e keni gjetur informacionin/shërbimin e kërkuar, 86.3 janë shprehur se janë shumë të kënaqur.
Këto ishin disa nga pyetjet që për qëllim kryesor kishin vlerësimin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale.
Për më shumë gjeni linkun e bashkangjitur: https://helvetas-ks.org/…/Citizen-Satisfaction-Survey…
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.