Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt sot është mbajtur dëgjimi i parë buxhetor në kuadër të procesit të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027.
Qytetarët pjesëmarrës në këtë dëgjim kanë parashtruar kërkesat për investime në zonat e tyre të banimit, të cilat, siç tha kryetari i Komunës, Fadil Nura, do të shqyrtohen dhe do të përfshihen në planifikimet buxhetore, me qëllim që buxheti i Komunës për vitin e ardhshëm dhe parashikimet për vitet pasuese, të jenë gjithëpërfshirës dhe buxhet i zhvillimit të komunës.
Takimi i sotëm buxhetor është mbajtur me gra, studentë, të rinjtë dhe persona me aftësi kufizuara.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.