Kuvendi Komunal sot ka mbajtur seancën e rregullt, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, ndërsa kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e Kuvendit.
Në seancën e sotme janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
– Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit për themelimin e komisionit të Kuvendit Komunal për zgjedhjen e këshillave lokal
– Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit për formimin e komisionit për ndarjen e banesave për familjet (e ngushta) të dëshmorëve
– Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit për themelimin e komisionit të Kuvendit Komunal për shqyrtim të ankesave përkitazi me ndarjen e banesave për familjet e dëshmorëve
– Propozim-vendim për miratimin paraprak të vendimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë prej 1 (një), deri 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vite pronën e paluajtshme të Komunës së Skenderajt
– Propozim-vendim për miratimin e vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë deri 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vite pronën e paluajtshme të Komunës së Skenderajt
– Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personit fizik
– Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personit fizik juridik.
Pas pyetjeve të anëtarëve të Kuvendit dhe përgjigjeve nga kryetari Nura dhe drejtorët, Kuvendit ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.