Po vazhdojnë tash e një vit vizitat e ekipit mjekësor tek pacientët në shtëpitë e tyre në kuadër të kujdesit paliativ, një qasje kjo shëndetësore dhe mjekësore që ka për qëllim të ofrojë mbështetje dhe kujdes të integruar.
Gjatë këtyre vizitave ka qenë e pranishme edhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale e Komunës së Skenderajt, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, e cila bashkë me ekipin mjekësor të QKMF-së, kanë realizuar një sërë vizitash shëndetësore tek pacientët që për shkaqe të sëmundjeve të ndryshme nuk mund të vizitojnë QKMF-në në qytet, prandaj aktiviteti në fjalë ka qëllim që shërbimi mjekësor t’u ofrohet në shtëpitë e tyre të banimit.
Vizitat mjekësore do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, sipas kalendarit dhe rasteve me sëmundje kronike.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.