Kanë nisur projekte të reja të realizohen në komunën e Skenderaj, në vazhdën e shumë të tjerave, që kanë për qëllim ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, modernizimin e rrjetit rrugor, ndërtimin e sistemit të kanalizimit, ujësjellësit, dhe projekte të tjera në bujqësi, shërbime publike, etj.
Sot, në Llaushë ka filluar puna e ndërtimit të urës në lagjen Shatrolli, një kërkesë e kamotshme e banorëve vendës, për realizimin e këtij projekti.
Kurse në anën tjetër, ka nisur shtresa e asfaltimit të rrugës te Gofilet, si dhe sanimi i segmenteve të dëmtuara rrugore.
Për të parë nga afër ecurinë e projekteve, sot vend-punishtet i kanë vizituar kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj.
Në komunën e Skenderajt po zhvillohet një numër i madh i projekteve, të cilat kanë qenë premtime të Qeverisjes Nura, që është zotuar të punojë duke i shërbyer interesit qytetarë.