Dëgjimi i dytë buxhetor është mbajtur në Runik.
Në këtë dëgjim drejtori për Buxhet dhe Financa, Ismet Aliu, ka paraqitur para qytetarëve draft-buxhetin për vitin e ardhshëm dhe investimet kapitale në Runik.
Edhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj ka paraqitur projektet e parashikuara për investime kapitale për vitet në vijim, por duke dëgjuar qytetarët edhe kërkesat për investime në zonat e tyre të banimit. Është diskutuar edhe lista e investimeve kapitale dhe projektet që po zhvillohen në bashkësinë lokale të Runikut.
Është paraqitur para qytetarëve verzioni fillestar i buxhetit 2025 dhe parashikimet për vitet pasusese në të cilin edhe banorët e Runikut kanë parashtruar kërkesa për projekte, që kanë të bëjnë me asfaltim rrugësh, sistem të kanalizimit dhe investime të tjera.