Është rikthyer intensiteti i punëve dhe projekteve pas përfundimit të pushimeve verore. Ndërkohë që dje filloi asfaltimi i rrugëve në disa fshatra të komunës, sot nisi një projekt i ri kapital. Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të trotuarit në fshatin Prekaz të Epërm. Në kuadër të këtij projekti, do të ndërtohet trotuari përgjatë rrugës kryesore të fshatit, ndërkohë që do të përfshihen edhe lagjet “Hasanaj” dhe “Bregaj”.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura i shoqëruar nga drejtorët Behxhet Maliqi dhe Driton Mulaj, gjatë mbikëqyrjes së punimeve, ka thënë se projekti i trotuarit në Prekaz është tejet i rëndësishëm për sigurinë e këmbësorëve, veçmas të fëmijëve nxënës, të cilët, deri sot, kanë qenë të rrezikuar në vajtjen e tyre shtëpi – shkollë dhe anasjelltas.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.