Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon angazhimin e përditshëm të mirëmbajtjes së hapësirave publike, duke eliminuar pika të evidentuara të deponive ilegale të mbeturinave.
Gjatë këtyre ditëve është larguar sasi e madhe e mbeturinave në disa lokacione të komunës, duke i kthyer hapësirat në vende të pastërta dhe pa mbeturina.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala, ka njoftuar se aktiviteti do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, ndërkohë që ka bërë thirrje të mirëmbahen hapësirat publike dhe të kontribuohet për mjedis të pastër.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.