Brenda zonës së qytetit tonë kanë filluar riparimet e rrugëve “18 Qershori” dhe “Ilaz Kodra”, punimet e të cilave i kanë inspektuar kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari dhe nënkryetari z.Nuredin Lushtaku.

Në këtë mënyrë, kanë mbetur edhe pak punë në kuadër të riparimeve të nevojshme, që qarkullimi i automjeteve të kthehet në normalitet dhe pa ndonjë vështirësi.

Ndërkohë që nëpër fshatrat tona ka filluar me hov puna në realizimin e projekteve kapitale, kujdes po u kushtohet edhe rrugëve brenda qytetit tonë.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.