Është prezantuar sot në Klinë të Epërme projekti i ri i Subqendrës, investim publik me buxhetin e komunës, i cili parasheh rregullimin e zonës qendër të këtij lokaliteti, me standarde të larta urbanistike.
Para qytetarëve të Klinës së Epërme, detaje të projektit kanë paraqitur kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, të cilët i kanë siguruar banorët se projekti i Subqendrës do të ketë pjesë përbërëse elemente të një zone të urbanizuar, duke filluar nga shëtitorja, ndriçim publik, park për fëmijë, pushimore dhe pjesën gjelbëruese.
Brenda këtij mandati qeverises janë nisur tri të tilla dhe po vazhdojnë sipas dinamikës, në Runik, Likoc dhe Çirez.
Këto katër projekte të mëdha pritet të përfundojnë brenda 2 vjeçarit të ardhshëm.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.