Ka rifilluar puna për ndërtimin e objektit të çerdhes publike afër shkollës “Anton Çetta” në qytetin e Skenderajt, pas revidimit të projektit, në të cilin ishin konstatuar defekte profesionale.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Ylber Morina, kanë mbikëqyrë nga afër ecurinë e punimeve të fazës së dytë, të cilat po zhvillohen me ritëm të lartë.
Përfundimi i realizimit të këtij projekti, do të përmbushë kërkesat e qytetarëve për çerdhe publike dhe përfshirje sa më shumë të fëmijëve në edukimin parafillor.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.