Kalendari i dëgjimeve buxhetore publike me qytetarë për KAB-in 2025-2027
Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Skenderajt dhe Udhëzimin Administrativ të MAPL-së Nr. 04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun, publikojnë kalendarin për organizimin e dëgjimeve publike me qytetarë për përgatitjen e KAB (Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027).
KAB-i është dokument i rëndësishëm për planifikimin e buxhetit dhe hartimin e listës së investimeve kapitale kurse përmes dëgjimeve buxhetore qytetarët bëhen pjesë e vendimmarrjes në komunitetin e tyre. Këto dëgjime do të mbahen me datat 7 dhe 10 Qershor sipas kalendarit të detajuar. Në këto dëgjime buxhetore mund të marrin pjesë: qytetarët, përfaqësuesit e fshatrave, OJQ-të, komunitetet e ndryshme, gratë, pensionistët, të rinjtë dhe studentët, bizneset, përfaqësues nga institucione të ndryshme dhe qytetarë të tjerë pa dallim.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.