Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe me pjesëmarrje të anëtarëve tjerë, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën janë disktuar çështje të interesit të përgjithshëm.
Situata e sigurisë është vlerëruar shumë e mirë dhe e qetë, konstatim ky që u bë nga komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi.
Edhe siguria në komunikacion është në nivele të kënaqshme, ndërsa policia e Kosovës është e gatshme për mbarëvajtje të trafikut tani kur pritet ardhja e bashkatdhetarëve.
Sa u përket bashkatdhetarëve, Komuna e Skenderajt është duke përgatitur aktivitete kulturore, argëtuese e sportive dhe një sërë aktivitetesh tjera.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha tha se i gjithë organizimi po bëhet në mënyrë që bashkatdhetarët të kalojnë pushime të këndshme në vendlindje.
Ndërkaq drejtori për Bujqësi, Behxhet Maliqi, njoftoi fillinin e fushatës së korrje-shirjes, për të cilën tha se me kohë janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.