Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës, si në vijim:
– Miratimi i rendit të ditës
– Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
– Shqyrtimi i raportit financiar tremujor janar – mars 2024
– Informatë lidhur me ndarjen bursave për vitin 2024
Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, dhe përgjigjeve nga drejtorët e Komunës, KPF i ka rekomanduar Kuvendit Komunal t’i miratojë pikat e sotme të rendit të ditës.

