Kryetari i Komunës Fadil Nura gjatë ditës së djeshme mbajti takimin e parë publik për punën në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2024, takim ky që obligohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimi Administrativ për Administratë të Hapur në Komuna.
Kryetari Nura paraqiti punën dhe projektet e ekzekutivit përfshirë projektet e realizuara dhe ato që janë planifikuar për këtë vit e të cilat janë projekte zhvillimore e të rëndësishme për qytetarët e komunës së Skenderajt.
Qytetarët e pranishëm parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme për të cilat morën përgjigje dhe sqarime nga kryetari Nura dhe drejtorët përkatës.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.