Kryetari i Komunës, Fadil Nura, së bashku me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Ylber Morina dhe drejtorin për Arsim, Kastriot Duraku, kanë prit sot në takim shefin Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog me bashkëpunëtorë.
Në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes BE-së në Kosovë dhe Komunës së Skenderajt, me theks të veçantë për projektin e ndërtimit të çerdhes publike, afër shkollës fillore “Shaban Jashari”.
Me këtë rast është vizituar objekti i çerdhes, ku kanë parë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat ndodhet në fazën e fundit të përfundimit të këtij projekti.


