Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari kujton masakrën e Reçakut ku ai thekson :
“Sot, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, kujtojmë e nderojmë 45 të rënët e kësaj masakre, të cilët u bënë gurëthemel i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Me këtë masakër, falë punës sensibilizuese të ish ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë për çlirimin e vendit mori kahje të re dhe përkrahje ndërkombëtare.
Masakra e Reçakut ishte dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe faktor vendimtar i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.
Kjo masakër është pjesë e historisë së lavdishme dhe memories tonë të pashlyeshme kolektive dhe atë nuk mund ta mohoj askush.
Ambasadori William Walker edhe sot, 21 vite pas luftës është duke u angazhuar në vënien e drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë dhe për këtë shteti e populli i Kosovës i është përherë mirënjohës”.
Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!