Kuvendi Komunal i Skenderajt, i kryesuar nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët e Ekzekutivit dhe anëtarët e Kuvendit Komunal.
Në këtë takim janë diskutuar pikat si në vijim:
– Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027, dhe raporti nga cikli i dëgjimeve buxhetore
– Propozim-vendimi për miratim të Draft – Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj
– Propozim-vendimi për miratim të Draft – Planit Lokal për Transport Rrugor 2024-2028
– Propozim-vendimi për miratim të Draft-Rregullores komunale për kushtet dhe mënyrat e bllokimit dhe zhvendosjes së automjeteve me auto-merimangë
– Propozim-vendimi për miratim të Planit të punës për punësim të personave me aftësi të kufizuara
– Raporti i punës 2023 i Eko Natyrës
– Propozim-vendimi për shpallje qytetar nderi të Benito Mares, amerikani që e ideoi dhe financoi kompleksin e dëshmorëve në Morinë
Kuvendi Komunal, pas diskutimeve nga anëtarët e tij dhe përgjigjeve nga kryetari Nura dhe drejtorët, ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.


